Një zjarr ka rënë gjatë ditës së sotme në një banesë të pabanuar në fshatin Veliternë të Maliqit, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas informacionit paraprak, flakët janë vërejtur nga banorët e zonës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Dëmet kanë prekur vetëm orenditë brenda banesës, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.



