Ishte në “arrest në shtëpi”, por shiste armë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Ishte në “arrest në shtëpi”, por shiste armë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Fragranca", si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit P. B., 26 vjeç dhe G. B. (S.), 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Operacioni u zhvillua në zonën e njohur si "Zogu i Zi", ku u ndalua automjeti tip “Honda”, i drejtuar nga shtetasi G. B., me pasagjer shtetasin P. B. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe fishekë, që dyshohet se P. B. e posedonte me qëllim shitjen e saj në Tiranë.

Në momentin e ndalimit të automjetit, shtetasi G. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.

Pas verifikimeve të mëtejshme, u konstatua se P. B. ishte nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.

Hetimet për këtë rast vijojnë dhe po bëhen përpjekje për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy