
Një magazinë në fshatin Labinot-Fushë në Elbasan është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se magazina është në pronësi të shtetasit me inicialet Sh. Xh., 45 vjeç.
Si pasojë e flakëve, fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerës, ndërsa raportohen dëme të konsiderueshme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit.



