Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Tresh të Lezhës. Një automjet Volsvagen, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.
Një aksidenti ka mbetur i plagosur një person që po pinte kafe në lokal dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal të Lezhës.
Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që mund të prodhonte një tragjedi, pasi në lokal ka pasur disa persona.



