Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Mësohet se një 81 vjeçar ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe ka ndërruar jetë në vend.
Dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të shendetit mendor.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.04.2020, rreth orës 12:10, në rrugën “Mustafa Krantja”, në Kombinat,ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi S.T., 81 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.



