Vodhi me dhunë një banesë në Tiranë/ Arrestohet 32-vjeçari nga Prishtina

Vodhi me dhunë një banesë në Tiranë/ Arrestohet 32-vjeçari nga Prishtina

Policia e Tiranës ka njoftuar se një 32-vjeçar me inicialet D.O. nga Prishtina është vënë në pranga pasi ka kryer një vjedhje në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”.

Nga grabitja e kryer ai ka marrë me dhunë një shumë parash.

Pas identifikimit nga policia është bërë e mundur edhe kapja tij.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reaction”. Vodhi me dhunë një shumë parash, në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shtetas, kishte vjedhur me dhunë një shunë parash, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin: D. O., 32 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy