Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në ishullin grek, Lesvos. Mediat vendase shkruajnë se viktima është Erzen Mazelli, automjeti i të cilit pasi ka dalë nga rruga është përplasur në një pemë.
Në vendngjarje kanë shkuar oficerët e policisë rrugore dhe zjarrfikësit të cilit kanë nxjerrë trupin e 43-vjeçarit nga makina, e cila ishte dëmtuar plotësisht nga përplasja e fortë.
43-vjeçari është dërguar fillimisht në qendrën shëndetsore të ishullit e më pas në spitalin e Mitilinit për proçedurat e mjekut ligjor.



