Sekuestrohen 20 kg kanabis në proces tharje, pranga të zotit të banesës në Fushë Krujë

Sekuestrohen 20 kg kanabis në proces tharje, pranga të zotit të banesës në Fushë Krujë

Sekuestrohen rreth 20 kg kanabis në proces tharjeje në Fushë Krujë, si dhe vihet në pranga 41-vjeçari që e mbante lëndën narkotike në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë finalizuar operacioni e koduar “Home”, si rezultat i të cilit u vu në pranga E. M., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy