Ngjarja me 2 viktima në Manzë/ Zhabina: Personat e përfshirë, problematikë. Njëra palë e kishte armën në makinë, nuk kanë pasur qëllim të vrasin (VIDEO)

Ngjarja me 2 viktima në Manzë/ Zhabina: Personat e përfshirë, problematikë. Njëra palë e kishte armën në makinë, nuk kanë pasur qëllim të vrasin (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e lajmeve në MCN TV se personat e përfshirë në konfliktin e Manzës ishin problematikë dhe me precedentë.

 

Duke vijuar Zhabina tha me gjasë konflikti ka qenë i çastit pasi njëra palë nuk e kishte armën me vete dhe ka shkuar në makinë për ta marrë. 

 

Kemi të bëjmë me persona problematikë, ata lëvizin dhe të armatosur. Konfliktet mund t’i kenë të përhershme në zonë. Më pas nëse ky debat ka qenë pretekst mbetet për t’u parë. Policia dhe Prokuroria e Durrësit ende nuk ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes. 

 

Të bën përshtypje dinamika e ngjarjes, preteksti ka qenë banal. 

 

Nëse kemi të bëjmë me vrasje të planifikuar apo konflikt që do të çonte drejt një vrasje duhet ta thoshte Prokuroria e Durrësit që dukshëm ka probleme me hetimet.  

 

2 viktimat janë persona që kanë pasur probleme me ligjin. Kurti ka qenë i skeduar si person problematik. Është shoqëruar, por nuk ka pasur masë sigurie. Palushi ka qenë i arrestuar për pjesëmarrje në një grup që fokusin e kishte grabitjen. Kjo e bën një person me precedent të rrezikshëm kriminal. Fakti që edhe pse u qëllua brenda lokalit, personi shkon dhe merr armën në makinë, tregon që konflikti ishte i pakthyeshëm. Fakti që e ka lënë armën në makinë, nuk ka pasur qëllim për të vrarë dikë në lokal. 

 

Ka qenë konflikt i çastit dhe nuk ka qenë qëllimi për ta vrarë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy