Makina inteligjente evidenton 894 drejtues mjetesh në shkelje

Makina inteligjente evidenton 894 drejtues mjetesh në shkelje

Policia e Shtetit njoftoi sot se gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 894 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

 “Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 894 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2126 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore”.

Janë pezulluar 256  leje drejtimi, nga të cilat 185 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 20 për qarkullim në sens të kundërt.

Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike dhe bregdetare kanë fluks të shtuar, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy