Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Selanik pak ditë më parë, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 27-vjeçare me profesion edukatore. Mediat greke shkruajnë se e reja po kthehej nga festa e beqarisë, momentin kur u godit nga një motoçikletë, e cila drejtohej nga një 20-vjeçar shqiptar.
I riu e tërhoqi zvarrë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua pak kohë më vonë.
Vajza 27-vjeçare u dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt në zonë, duke iu nënshtruar edhe operacionit. Mirëpo, si pasojë e plagëve të marra nuk mundi dot ti mbijetonte.



