Rrëshqet nga lartësia e ujëvarës e Sotirës, humb jetën shoferi i një autobusi me turistë

Rrëshqet nga lartësia e ujëvarës e Sotirës, humb jetën shoferi i një autobusi me turistë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh te ujëvara e Sotirës, ku një person ka humbur jetën.

 

Shoferi i një autobusi me turistë, ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë në vend.

 

Viktima është identifikuar si Robert Xhangolli. Dyshohet se ai ka qenë duke luajtur me top me të tjerë persona dhe më pas ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia.

 

Policia njoftoi zyrtarisht se:

Rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy