Të dehur debatuan me njëri-tjetrin/ Vocaj pezullon nga detyra tre efektivë policie

Të dehur debatuan me njëri-tjetrin/ Vocaj pezullon nga detyra tre efektivë policie

Drejtoria e Policisë Tiranë ka njoftuar se drejtuesi i saj i parë Tonin Vocaj ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie.

Sipas njoftimit për media të Policisë, tre policët në gjendje të dehur kanë debatuar me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja dhe kanë kundërshtuar shoqërimin e tyre në ambientet e Komisariatit policor.

Njoftimi/ Tiranë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:

- Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;

- Inspektor M. S.,  me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;

-  D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:

Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy