Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë ku është vendosur një tritol ndaj një makine.
Tritoli ka shpërthyer në automjetin tip 'Audi', në pronësi të Ermal Kasës, 31 vjeç, banues në Elbasan. Ende nuk dihen motivet e nëse pronari i mjetit ka pasur konflikte në të shkuarën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



