Transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet i riu në Shkodër

Transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet i riu në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26-vjreçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Burimet zyrtare të policisë njoftuan se në pranga është vënë shtetasi me inicialet F. B., banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe. Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Ky shtetas u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.   

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy