Ndihmonin emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohen 9 persona në Durrës

Ndihmonin emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohen 9 persona në Durrës

Dy raste të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm janë goditur, duke çuar në pranga nëntë persona të cilët u merrnin nga 3500-5000 euro personave për ti ndihmuar të kalonin kufirin ilegalisht.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”. 

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 9 shtetas, si më poshtë: F. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, Sh. P., 58 vjeç, banues në Sarandë, D. S., 48 vjeç dhe R. H., 18 vjeçe, të dy banues në Kavajë (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit); 

-A. T., 32 vjeç, banues në Krujë, H. M., 37 vjeçe, banuese në Kavajë, E. P., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, E. S., 24 vjeç dhe L. K., 44 vjeç, të dy banues në Lushnjë (të ndaluar me urdhër nga prokurori, si rezultat i hetimeve). 

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit F. U., 29 vjeç dhe B. D., 23 vjeç, të dy banues në Krujë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. B., 65 vjeçe, banuese në Durrës.

Në kuadër të këtij operacioni, më parë, janë vënë në pranga 4 shtetas të tjerë të cilët janë kapur në flagrancë, duke transportuar emigrantë, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër dhe në Shijak.  

Nga veprimet intensive të kryera me metoda proaktive, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.    

Emigrantët, pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra më qira, drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.     

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy