Fier/ Ushtronin prostitucion në banesën e marrë me qira, arrestohen dy të huaja

Fier/ Ushtronin prostitucion në banesën e marrë me qira, arrestohen dy të huaja

Policia e Fierit ka goditur një rast prostitucioni në qytetin e Fierit. Në pranga kanë rënë dy shtetase të huaja një 30 vjeçare nga Kazakistani dhe një 31-vjeçare nga Turqia.

 

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetaset: Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.

 

Ato kishin marrë me qira një banesë, të cilën e përdornin për aktivitetin e paligjshëm. Si provë, u sekuestruan 2,800 euro, 29,000 lekë dhe 5 celularë. 

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy