Ishin kthyer në makthin e banorëve me vjedhjet, arrestohen dy të rinj në Lezhë

Ishin kthyer në makthin e banorëve me vjedhjet, arrestohen dy të rinj në Lezhë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi akuzohen se kanë kryer një seri vjedhjesh në qytetin e Lezhës. Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet në zonat e Lezhës, dyshohej së mbanin armë në automjet dhe dyshohej  se do kryenin vjedhje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor "Vila".

Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të  një vile, shërbimet e Policisë "Shqiponja "kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin Jjurgen Bbeqiraj dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., Policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Jurgen Beqiraj, 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale "Moskallëzim krimi " shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë  të disa vjedhjeve në banesa në zonën e Lezhës dhe nën  drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy