OSHEE aksion për vjedhje energjie në Krujë, ‘zbulon’ laboratorin e kriptomonedhave

OSHEE aksion për vjedhje energjie në Krujë, ‘zbulon’ laboratorin e kriptomonedhave

Pesë persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke vjedhur energji, ndërsa është zbuluar edhe një laborator i prodhimit të kriptomonedhave (bitcoin), gjatë një “aksioni” të ndërmarrë nga OSHEE në bashkëpunim me policinë në Krujë dhe në Fushë Krujë.

Për laboratorin e Bitcoin-it u procedua penalisht pronari i objektit F.M, pasi makineria nuk figuron ne emrin e asnjë personi.  Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHEE të cilët i kanë denoncuar penalisht në Policinë e Shtetit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 250 subjekte private janë proceduar penalisht 5 persona, ndër ta dhe një biznes privat pa kontratë të cilit iu gjetën makineri të prodhimit të kriptomonedhave Bitcoin. Mësohet se aksioni sapo ka nisur dhe do vijojë për një kohë të pa përcaktuar.

Të prodhosh bitcoin, përveç kostos së madhe të pajisjeve, kosto ka edhe energjia elektrike që u duhet për të punuar. Në maj të vitit të shkuar Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” i cili i hapi rrugë zhvillimit të tregut të monedhave virtuale në Shqipëri. Megjithatë ligji ende nuk e lejon këtë aktivitet dhe nuk është licencuar.

FOTOT/ Brenda laboratorit të kriptomonedhave në Krujë

FOTOT/ Brenda laboratorit të kriptomonedhave në Krujë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy