Plagoset me armë zjarri një efektiv policie në Tiranë, 30-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Plagoset me armë zjarri një efektiv policie në Tiranë, 30-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

 

Një punonjës i Policisë së Shtetit, i identifikuar me inicialet A.K., 30 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës në Tiranë. 

Policia e kryeqytetit bën me dije se ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në zonën e Shkozës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit ose autorëve.

 

Sipas të dhënave paraprake, efektivi i Policisë së Shtetit ka qenë jashtë shërbimit në momentin e plagosjes. Dëshmia e tij pritet të jetë kyçe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A.K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit. 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy