MEPJ: Nga data 28 dhjetor duhet rezultat negativ i testit për udhëtimet drejt Turqisë

MEPJ: Nga data 28 dhjetor duhet rezultat negativ i testit për udhëtimet drejt Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Turqia ka vendosur masa të reja për personat që udhëtojnë drejt këtij vendi, me qëllim kontrollin e numrit të rasteve me COVID-19.

Duke filluar nga data 28 dhjetor 2020, të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Turqisë në rrugë ajrore (me avion), para hyrjes së tyre në vend duhet të jenë të pajisur me rezultatin negativ të testit SARS-CoV-2 PCR të kryer brenda shtatëdhjetë e dy orëve (72 orë) të fundit.

Ndërsa për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Turqisë nëpërmjet rrugëve tokësore apo detare, kjo masë do të hyjë në fuqi prej datës 30 dhjetor 2020.

MEPJ njofton se “ata që nuk kanë një test PCR negativ nuk do të lejohen të hipin në avion për të udhëtuar në Turqi”. Pra, për udhëtimin në rrugë ajrore, testi negativ është kusht të paraqitet në momentin e udhëtimit.

Sa i përket udhëtimit në rrugë tokësore apo detare, nëse udhëtarët nuk paraqesin testin negativ tek autoritetet zyrtare gjatë hyrjes në pikat kufitare, është kusht të karantinohen në adresën që do të deklarojnë (shtëpi, hotel, etj).

Në rast se nuk kanë një vend për të qëndruar, duhet të karantinohen në vendet që do të përcaktohen nga Drejtoritë e Shëndetit Krahinor. Në fund të 7 ditëve karantinë, do t’u kryhet testi PCR, dhe sipas rezultatit karantina 7-ditore do të përfundojë, ose do të vazhdojë trajtimi i tyre më tej në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë turke.

Ky rregull do të vazhdojë të zbatohet deri më 1 mars 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy