GJKKO dënon me tre vite shërbim prove gjyqtaren Mimoza Margjeka

GJKKO dënon me tre vite shërbim prove gjyqtaren Mimoza Margjeka

Gjykata e Posaçme dënoi me 4 vjet e 6 muaj burg ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, për korrupsion dënim ky që iu konvertua në 3 vjet shërbim prove. Po ashtu asaj iu ndalua e drejta e ushtrimit të detyrës për 5 vjet.

Margjeka ka shpërthyer në akuza, teksa tha se vendimi ishte me regji nga lartë. 

Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. 

Juridikisht vendimi që thashë me datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen.

SPAK përfundoi me 1 mars hetimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe grupin që akuzohen për korrupsion pasiv.

Sipas Prokurorisë, Mimoza Margjeka, Arben Cara, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj janë nën akuzë për korrupsion pasiv i gjyqtarëve në bashkëpunim. Prokuroria kërkon nga 3 vite burg për Klaudio Zhillën dhe Skënder Demirajn si dhe kërkon që i pandehuri tjetër Nejton Bali të vazhdojë dënimin me 2 vite e 4 muaj në shërbim prove.

Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë te pandehurës Mimoza Margjeka, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, të pandehurit Arben Cara, një shumë parash prej 6 mijë eurosh, si përfitim të paligjshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy