90 vite burg për grupin e AKSHI-t/ Kodi Penal, “FactCheck” zbardh dënimet sipas veprave (VIDEO)

90 vite burg për grupin e AKSHI-t/ Kodi Penal, “FactCheck” zbardh dënimet sipas veprave (VIDEO)

Asnjë nga 8 të dyshuarit e aferës AKSHI nuk dënohet më pak se 10 vite burg referuar veprave penale dhe marzhit të dënimit sipas Kodit Penal. Ndërsa akuza më e rëndë që SPAK u atribuon atyre është ajo e veprimeve si grup dhe organizatë kriminale.

 

Deri në vendimin final të shkallës së dytë të drejtësisë, në këtë rast apelit të juridiksionit të përgjithshëm cilido i dyshuar prezumohet i pafajshëm. Kjo edhe për të të përfshirët në aferën AKSHI.

 

Emisioni “FactCheck” në MCN TV ka bërë një krahasim të veprave penale dhe marzhit të dënimit që ato kanë në Kodin aktual Penal.

 

Nga ku rezulton se për tetë të dyshuarit kodi parashikon një dënim deri në 90 vite në rast se gjykata do të aplikojë dënimet maksimale.

 

Përkatësisht: 

 

• Ergys Agasin- Arrest në burg. Rrezikon dënim deri në 15 vite burg për veprat penale të konkurrencës së paligjshme me dhunë, heqjes së paligjshme të lirisë, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

 

• Ermal Beqirin- Arrest në burg. Rrezikon dënim deri në 15 vite burg për të njëjtat vepra penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

• Mirilda Karçanajn- Arrest në shtëpi. Rrezikon dënim deri në 10 vite burg për shkelje të barazisë në tendera dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

 

• Hava Delibashin- Arrest në shtëpi. Rrezikon dënim deri në 10 vite burg për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

 

• Erion Ismailin- Pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. Rrezikon dënim deri në 10 vite burg për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

 

• Andis Papën- Ndalim i daljes jashtë shtetit. Rrezikon dënim deri në 10 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

 

• Gëzim Hoxhën- Ndalim i daljes jashtë shtetit. Rrezikon dënim deri në 10 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

 

• Rogers Rrytën- Ndalim i daljes jashtë shtetit. Rrezikon dënim deri në 10 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

 

Dosja AKSHI 

Dënimet sipas Akuzave dhe Kodit

 

Ergys Agasin- deri 15 vjet

 

Ermal Beqirin- deri 15 vjet

 

Mirilda Karçanajn- deri 10 vjet

 

Hava Delibashin- deri 10 vjet

 

Erion Ismailin- deri 10 vjet

 

Andis Papën- deri 10 vjet

 

Gëzim Hoxhën- deri 10 vjet

 

Rogers Rrytën- deri 10 vjet

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy