
Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa i riu është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



