Në kërkim për vjedhje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Në kërkim për vjedhje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Sipas Policisë, Specialistët e Seksionit Ekonomiko-Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim N. M., banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën e mësipërme penale.

Ndërkohë, në një tjetër operacion, policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas në rrugën ““Kahreman Ylli”, ku gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy