Ujku sulmon kopenë e bagëtive në Karbunarë të Vogël, mbyt 40 kokë dhi dhe dele

Ujku sulmon kopenë e bagëtive në Karbunarë të Vogël, mbyt 40 kokë dhi dhe dele

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Karbunarë e Vogël, Njësia Administrative Krutje, Lushnjë, ku një ujk ka sulmuar një kope me 80 krerë dhi dhe dele, duke mbytur 40 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur e plagosur.

Sipas banorëve, sulmi ndodhi rreth orës 03:30, kur kafsha grabitqare hyri në vathë dhe goditi në mënyrë të furishme bagëtitë. 

Të mbijetuarat janë në gjendje të rënduar dhe po trajtohen nga shërbimet veterinare.

Banorët e fshatit shprehen të alarmuar nga shtimi i ujqërve në zonë dhe kërkojnë ndërhyrje emergjente nga autoritetet për të garantuar sigurinë e gjësë së gjallë dhe të banorëve.

Vetëm dy javë më parë, një tjetër ujk kishte sulmuar dhe mbytur një gomar në të njëjtën zonë.

Pylli i “Zgjanës”, që ndodhet pranë fshatit, është bërë strehë për ujqërit, të cilëve u është shtuar ndjeshëm numri vitet e fundit. Banorët shprehen të shqetësuar dhe i frikësohen mundësisë së sulmeve të tjera, pasi, siç thonë ata, ujqërit po hyjnë gjithnjë e më thellë në zonat e banuara.

Për rastin është njoftuar shërbimi veterinar dhe Policia e Shtetit, ndërsa pritet të kryhet groposja e bagëtive të ngordhura dhe dezinfektimi i zonës, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy