U siguronte egjiptianëve ftesa fiktive për t’i dërguar në BE, arrestohet një person

U siguronte egjiptianëve ftesa fiktive për t’i dërguar në BE, arrestohet një person

Një 49-vjeçar me iniciale A.B. banues në Vaqarr dhe me kombësi të huaj është vënë në pranga ndërkohë që tre persona të tjerë janë vënë nën hetim në kuadër të operacionit “The Invitation”.

Policia bën me dije se po hetohen në gjendje të lirë tre gra F. B. (D)., 43 vjeçe, H. D., 67 vjeçe dhe A. H. (D)., banuese në Vaqarr, Tiranë.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të operacionit policor të koduar “THE INVITATION”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, duke arrestuar në flagrancë shtetasin: A. B., 49 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim; Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset F. B. (D)., 43 vjeçe, H. D., 67 vjeçe dhe A. H. (D)., banuese në Vaqarr, Tiranë.

Të katërt këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë kryesisht nga Egjipti siguronin ftesa fiktive për shtetas të huaj për të ardhur në Shqipëri me pretekstin e turizmit dhe më pas u siguronin ndihmë për të kaluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Tashmë po vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy