Gjashtë muaj pas vdekjes së foshnjeve binjake në Berat është zbardhur autosia për vdekjen e dy binjakëve 5-muajsh në Berat.
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat kanë mbërritur përgjigjet e analizave baktereologjike, fizike e kimike të vdekjes së dy foshnjeve 5-muajshe, dhe mësohet se në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, por shkak për vdekjen ka qenë mbulimi i tepërt i tyre me batanije.
Siç bëhet me dije nga analizat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë rezulton se vdekja e dy foshnjeve 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit.
Bëhet me dije se mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve-asfiksimin e foshnjeve dhe vdekjen e tyre.
Kujtojmë se nëna e bebeve Merushe Agalliu, një ditë pas vdekjes së fëmijëve u shpreh se ata kanë ndërruar jetë pasi i ka ushqyer me qumësht dhe i ka vënë në krevat. Pak më vonë pasi ka vërejtur se dy binjakët kishin të ftohtë ka lajmëruar menjëherë ambulancën por ka qenë e kotë pasi foshnjet kishin ndërruar jetë. Sakaq, më herët ajo ka deklaruar se bebet kanë qenë të shendetshme dhe pa asnjë problem shëndetësor.



