Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi thyen xhamat e një marketi në lagjen “29 Nëntori” dhe vodhën një shumë parash.
Menjëherë pas njoftimit se në orët e para të mëngjesit të datës 16 shkurtit, ishin vjedhur me thyerje, 20 000 lekë, në një market në lagjen “29 Nëntori”, strukturat hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të përgjegjësve.
Si rezultat u identifikuan të tre autorët e vjedhjes, konkretisht shtetasi G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar.
26-vjeçari dhe 17-vjeçari u vunë në pranga, ndërsa 16-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Aktualisht po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.



