Babai kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës së tij 19-vjeçare

Babai kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës së tij 19-vjeçare

Policia e Tiranës ka arrestuar dhjetë persona brenda pak orësh në kryeqytet, për vepra të ndryshme penale.

Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja B. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- M. U., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

- K. L., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, dhe një përforcues grushti (dorezë metalike);

- I. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".  Ky shtetas, me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, dyshohet se ka përfituar pajisje elektronike dhe aparate celulare, nga punonjësi i një subjekti privat në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 42 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se ka vjedhur disa dritare alumini të një objekti privat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. Ç., 55 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- A. G., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

- B. D., 27 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin L. D., 65 vjeç, që po lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

- E. C., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

- G. N., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. 

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 31 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç.

---

Më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja B. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy