Situata me zjarret/ MM: Dy vatra ende aktive, zjarri në Akërni nën kontroll

Situata me zjarret/ MM: Dy vatra ende aktive, zjarri në Akërni nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes ka informuar sot mbi situatën e zjarreve në nivel kombëtar, duke theksuar se strukturat e Mbrojtjes Civile, me mbështetjen e Forcave të Armatosura, po vijojnë me intensitet punën në terren për menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 14 vatra zjarri. 

Prej tyre, 11 janë shuar plotësisht, dy mbeten ende aktive, ndërsa një vatër është nën monitorim të vazhdueshëm.

Vatrat aktive janë në zonën e Akërnisë (Delisuf, Novoselë), bashkia Vlorë, ku aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë.

 Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë, 21 forca bashkiake, 3 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 përfaqësues nga AdZM, 3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA. Gjithashtu edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim.

Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish- fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren.

Në zonën e Bogovës, bashkia Skrapar, edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa.

Në zonën e Pezë Helmësit, bashkia Tiranë, vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar.

MM nënvizon se, të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy