Makina përplaset me bordurën në rrethrrotullimin e Grabjanit në Lushnjë (VIDEO)

Makina përplaset me bordurën në rrethrrotullimin e Grabjanit në Lushnjë (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë rreth rrotullimit në Grabjan të Lushnjës. 

Siç raporton korrespondentja e MCN nga Lushnja, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën ndarëse.

Dyshohet që për shkak të shpejtësisë dhe mjegullës, shoferi ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit.

Fatmirësisht, nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy