33-vjeçari me probleme të shëndetit mendor mbytet në rezervuarin e fshatit Kagjinas në Kolonjë

33-vjeçari me probleme të shëndetit mendor mbytet në rezervuarin e fshatit Kagjinas në Kolonjë

Një 33 vjeçar i identifikuar si banor i fshatit Kagjinas të bashkisë së Kolonjës është gjetur i mbytur në rezervuarin e këtij fshati.

 

Drupal Ad

 

 

 

Burime të siguruara sipas korrespondentes së MCN nga Korça, thanë se 33 vjeçari një ditë më parë është larguar nga banesa e tij ndërkohë që familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

Gjetja e trupit është bërë e mundur vetëm ditën e sotme në ujërat e këtij rezervuari nga një prej familjarëve të tij dhe ka lajmëruar uniformat blu të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ka qenë shërbimi zjarrfikës ai që ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga rezervuari ndërkohë që 33 vjeçari është dërguar në murgun e Korçës për ekspertize për të mësuar shkakun e vdekjes në qoftë se ka qenë vetmbytje apo ka pësuar arrest kardiak.

Sipas policisë 33 vjeçari Emiljano Bahollari kishte probleme të shëndetit mendor.

Kolonjë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy