Shfrytëzoi për prostitucion një 30-vjeçare, arrestohet i riu nga Greqia, u kap gjatë tentativës për t'u larguar nga Kapshtica

Shfrytëzoi për prostitucion një 30-vjeçare, arrestohet i riu nga Greqia, u kap gjatë tentativës për t'u larguar nga Kapshtica

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale F. P nga Greqia i cili shfrytëzoi për prostitucion, një 30-vjeçare nga Greqia, kapet gjatë tentativës për t’u larguar përmes PKK Kapshticës.

Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Njoftimi: DVP Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive.

Shfrytëzoi për prostitucion, një 30-vjeçare nga Greqia, kapet gjatë tentativës për t’u larguar përmes PKK Kapshticës, dhe vihet në pranga 28-vjeçari nga Greqia.

Procedohet penalisht 30-vjeçarja, për ushtrim të prostitucionit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, pas një hetimi proaktiv, disajavor, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Indicia”.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F. P., 28 vjeç, banues në Greqi.

Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy