
Të tjera detaje kanë dalë nga operacioni antidrogë i zhvilluar këtë të enjte nga Policia e Korçës, ku mes të arrestuarve ishte dhe një specialiste e IT-së së AKSH-it. Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se 28-vjeçarja, Erisa Fero kishte krijuar një lidhje intime me një nga të arrestuarit, Likë Bashën.
Bashkë me një 17-vjeçar, ata u kapën duke transportuar 58 kilogramë kanabis sativa në Qafë-Thanë, drejt Maqedonisë së Veriut.
Fero ishte në një lidhje me Bashën dhe i shmangej patrullave të policisë duke paraqitur dokumente si punonjëse e ministrive të ndryshme në mënyrë që të shmangte kontrollet.



