
Qytetarët që aplikojnë për kartë identiteti ose pasaportë dhe kanë nevojë për informacion apo asistencë duhet të kontaktojnë tashmë në një numër të ri telefoni.
IdentiTek ka njoftuar ndryshimin e numrit të Shërbimit të Klientit, i cili do të përdoret për informacion dhe asistencë lidhur me shërbimet për dokumentet biometrike.
Qytetarët mund të kontaktojnë në numrin +355 4 451 9999.
Shërbimi i Klientit të IdentiTek është në dispozicion nga e hëna në të premte, në orarin 08:30–16:30.
“Ky ndryshim është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor”, theksoi administratorja e IdentiTek, Silda Anagnosti Cepe.
Sipas IdentiTek, përmirësimi i kanaleve të komunikimit dhe lehtësimi i aksesit në informacion janë pjesë e punës së vazhdueshme për ta bërë ndërveprimin me qytetarët më të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.




