
Në nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është përuruar në hapësirën e Universitetit të Prishtinës shtatorja e prijësit të Lëvizjes historike për Pajtimin e Gjaqeve, Anton Çetta.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Anton Çetta ishte i veçantë dhe kishte bërë punë të
palodhshme.
Ai shtoi se Çetta themeloi dhe udhëhoqi Komunitetin e pajtimit të gjaqeve dhe e çrrënjosi traditën shekullore të vëlla vrasjes duke pajtuar rreth 1800 gjaqe rreth 30 mijë ngatërrime.
Profesor Anton Çetta vërtet i veçantë ishte, të gjithë ja njohim punën e palodhshme dhe të jashtëzakonshme që e kreu në punën e pa lodhshme që e kreu me punën e prozës popullore.
Profesor Çetta themeloi dhe udhëhoqi komunitetin e pajtimit të gjaqeve dhe e çrrënjosi traditën shekullore të vëlla vrasjes duke pajtuar rreth 1800 gjaqe rreth 30 mijë ngatërrime.
Profesori Jahja Dranqolli, tha se kjo shtatore u ngrit në bindje të fortë njerëzore që vepra e profesor Çettës bartë vlera që nderojnë çdo shqiptarë kudo që është.
Kjo shtatore nuk është ngritur me kriteret partiak apo politike, por ka një bazë të gjerë intelektuale të bazuar në bindje të fortë njerëzore që vepra e profesor Çettës bartë vlera që nderojnë çdo shqiptarë kudo që është.
Në vitin 1990 në tubimin të Verat e Llukës për herë të parë në historinë e shqiptarëve u mblodhën në një vend mbi 500 mijë njerëz, kjo ngjarje mund të inkuadrohet në radhën e kuvendeve të historisë tonë, siç ishte ai Kuvendi i Lezhës dhe ai i Prizrenit.
Paraprakisht me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte shpallur muajin nëntor si “Muaji i Anton Çettës”, duke miratuar edhe programin e aktiviteteve përkujtimore.
Anton Çetta, (3 janar 1920 – 4 nëntor 1995) ishte një folklorist shqiptar, akademik dhe profesor universitar. Ai lindi në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Ai diplomoi për gjuhë dhe kulturë romane në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Beogradit.
Që nga viti 1959, Çeta grumbullonte materiale folklorike nga të gjitha trevat e Kosovës. Nga viti 1953 deri në vitin 1987 botoi 16 libra me folklor të mbledhur nga të gjitha trevat e Kosovës (përralla, mite, balada, legjenda, këngë etj.).
Në vitin 1990 ai ishte themeluesi i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë, duke arritur të pajtoje rreth 1800 gjaqe e rreth 30 mijë ngatërrime.
Më 30 prill 2010 është nderuar me çmimin “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Dr. Ibrahim Rugova”, nga presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu.
Çetta vdiq në Prishtinë në vitin 1995.



