Lokali i përshtatur për përdorim droge, dy të arrestuar në Korçë

Lokali i përshtatur për përdorim droge, dy të arrestuar në Korçë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës, njëri i kapur me kokainë dhe tjetri, i akuzuar se kishte përshtatur lokalin për përdorim droge.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Xh., 29 vjeç dhe Dh. J., 27 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”; “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”; “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lagjen nr. 4, Korçë, në lokalin në përdorim të shtetasit Dh. J., aktivitet të cilin ky shtetas e ushtronte pa dokumentacionin përkatës dhe që ambientin dyshohet se e kishte përshtatur për përdorim droge, shtetasit M. Xh., iu gjet një mbështjellje me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Shtetasi M. Xh., sapo ka konstatuar punonjësit e policisë ka tentuar të largohet me forcë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe i ka kundërshtuar ata.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një tavolinë në të cilën u gjet mbetje e dyshuar lënde narkotike kokainë dhe një mjet plastik, që shërbente për konsumimin e lëndës narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy