Shpërthimi i gazit në ish-Kombinatin Metalurgjik/ Policia arreston administratorin e firmës

Shpërthimi i gazit në ish-Kombinatin Metalurgjik/ Policia arreston administratorin e firmës

Policia e Elbasanit  ka arrestuar sot administratorin e firmës ku u plagosën tre punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit, në një subjekt privat në ish-kombinatin metalurgjik Elbasan. Policia bën me dije se në pranga ka rënë administratori Y.P 54 vjeç.

Sipas policisë, aty, gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit u plagosën tre punonjës, shtetasit Qemal Mullaku, Eduard dhe Osman Bendaj (babë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit në kompaninën "ELBA GAS" në pronësi të Agim Gegës, me objekt aktiviteti "Tregtim me pakicë të gazit" duke lënë të plagosur disa prej punonjësve.

“Bëjmë me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, janë kryer të gjitha veprimet në vendngjarje. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës”, tha Policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy