Gjykata Penale i rrëzon kërkesën/ Tirja mbetet në burg

Gjykata Penale i rrëzon kërkesën/ Tirja mbetet në burg

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Tire Alldervishit për zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë tjetër.

Pas arrestimit të sanitares Tire Alladervishi, më 8 shkurt janë vënë në pranga tre infermiere dhe një sanitare tjetër nga i njëjti spital “Shefqet Ndroqi”.

Pas hetimeve, Prokuroria ka zbuluar se kemi të bëjmë me një skemë kriminale, me qëllim përfitimin në kurriz të pacientëve të sëmurë me Covid-19.

Bëhet e ditur se prokuroria ka lëshuar katër urdhër-arreste për infermieret dhe sanitaren e këtij spitali.

Ato akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim. Ende mbetet e paqartë nëse ata kanë pasur të bëjnë me rastin për të cilën u arrestua Tire Alldervishi, apo nëse janë përfshira në skema mashtrimi për të tjerë pacientë, duke marrë shuma parash.

Rikujtojmë se shtetasja Eltjana Sinanaj, ishte ajo që bëri kallëzimin penal ndaj shtetases Tire Alldervishi, sanitare në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

Kjo e fundit i ka marrë disa shuma të konsiderueshme parash për t’i shërbyer mamasë së saj, e cila ishte e shtruar në spital me Covid-19.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për sanitaren për veprën penale “Mashtrim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy