Vodhën furgonin në Shëngjin, arrestohen dy të rinjtë teksa largoheshin

Vodhën furgonin në Shëngjin, arrestohen dy të rinjtë teksa largoheshin

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, pasë dyshohet se kanë vjedhur një furgon. Në pranga kanë rënë shtetasit E. J., 19 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin dhe A. G., 17 vjeç, banues në Lezhë.

Ditën e djeshme pronari i furgonit ka denoncuar se mjeti i tij është vjedhur nga vendi ku ai e kishte lënë të parkuar, në stacionin në kryqëzimin e Shëngjinit.

“Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A. D. se në stacionin në kryqëzimin e Shëngjinit i kishin vjedhur mjetin tip furgon që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit Lezhë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjetit”, njofton policia.

Policia ka arritur të lokalizojë furgonin dhe të arrestojë dy autorët vendin e quajtur “Kune”, Shëngjin, ndërkohë që është konstatuar se ata e drejtonin mjetin pa leje drejtimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy