Kishte mbjellë kanabis në pyll, kapet mat një person në Lezhë

Kishte mbjellë kanabis në pyll, kapet mat një person në Lezhë

Një person i cili kishte mbjellë në pyll kanabis sativa, është vënë në prangat e policisë së Lezhës.

Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve proaktive që po kryhen në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Lezhë u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjashi”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Filip Tetaj, 43 vjeç, banues në fshatin Mërqi.

43-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 250 bimë kanabisi, në pyll, në afërsi të fshatit Gjash.

Më tej, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, policia gjeti një sasi farash kanabisi që dyshohet se posedoheshin me qëllim kultivimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy