
Me miratimin e projektligjit për amnistinë penale 700 persona të dënuar me burg do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.
Me këtë rast, janë mbyllur dosjet e të dënuarve që do të lirohen nga burgun e Drenovës si dhe atyre që do të përfitojnë ulje dënimi.
Burime zyrtare pranë këtij institucioni thanë për korrespondenten e MCN nga Korça, se në datën 24 Prill do të lirohen 54 të burgosur si dhe do të përfitojnë ulje dënimi 73 persona të tjerë.
Te njëjtat burime thanë se 127 të dënuarit që përfitojnë lirim dhe ulje kanë qenë të dënuar për lëndë narkotike, vjedhje si dhe vepra të tjera penale.
Nga amnistia nuk kanë përfituar persona të cilët janë dënuar nga ana e SPAK



