Qarkullonte me armë të ftohtë dhe dokumente të huaja të falsifikuara, arrestohet 19-vjeçari në Devoll

Qarkullonte me armë të ftohtë dhe dokumente të huaja të falsifikuara, arrestohet 19-vjeçari në Devoll

Policia e Devollit ka arrestuar një 19-vjeçar me iniciale Th.Th. pasi u kap duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Devoll/ Qarkullonte me armë të ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, vihet në pranga 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Th. Th., 19 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.

Shërbimet e Policisë, në qytetin e Bilishtit, i kanë bërë me shenjë për të ndaluar një automjeti, me të cilin 19-vjeçari, po lëvizte si pasagjer. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Th. Th., iu gjet një armë e ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy