Kultivonte kanabis nën pemët e pyllit, i dyshuari kapet në flagranc nga “Kaçinari”

Kultivonte kanabis nën pemët e pyllit, i dyshuari kapet në flagranc nga “Kaçinari”

“Kaçinari” u kodua një operacion i policisë së Mirditës gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në çdo skaj të rrethit, në vijim të planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mirditë finalizoi operacionin policor të koduar “Kaçinari”.

Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi N. M., banues në fshatin Shpërthaz, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i këtij shtetasi, shtetasi F. B..

Shtetasi N. M., u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në mënyrë të shpërndarë dhe kamufluar nën pemë në pyllin e fshatit Shpërthaz.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin K. K., kryetar i fshatit Shpërthaz dhe për shtetasit N. T. dhe F. F., specialistë të pyjeve në këtë zonë.

Punohet për kapjen e shtetasit F. B..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy