Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Peqin, nuk ka të lënduar

Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Peqin, nuk ka të lënduar

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

 

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi njëri prej tyre dyshohet se ka humbur kontrollin. 

 

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

 

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy