Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 efektivëve të policisë më 7 gusht të vitit 2009, mori pjesë sot, me leje të Drejtorisë së Burgjeve, në ceremoninë mortore të nënës së tij.

Mësohet se dhjetëra forca policie dhe RENEA kanë shoqëruar Dajtin, lidhur me pranga me efektivë të policisë, të cilët ishin të veshur me jelekë antiplumb, në varrimin e nënës në ceremoninë e mbajtur në Tufinë.
Dritan Dajti është një ndër emrat më të përfolur të botës së krimit, pas vrasjes së katër policëve, ngjarje që tronditi vendin.
Ai u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë
Ai ishte në prag të lirimit, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.



