KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Robert Kote

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Robert Kote

 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konfirmoi sot në detyrë prokurorin pranë Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Robert Kote.

Prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Robert Kote u përball me vetingun më 14 dhjetor për tre kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Gjatë seancës dëgjimore më 15 dhjetor, Kote dha shpjegime për balancat negative lidhur me shpenzimet e shkollimit të vajzës në Vjenë të Austrisë, për udhëtimet dhe pushimet  jashtë shtetit, si dhe për pamundësinë e blerjes së një makine.

Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa ( Bungo ),Valbona Sanxhaktari pasi vlerësoi provat dhe faktet vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Robert Kote e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989. Ai punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy