Itali / Arrestohet maniaku shqiptar, përdhunonte adoleshentet

Itali / Arrestohet maniaku shqiptar, përdhunonte adoleshentet

Një profil fals në Facebook, një foto të një djali të pashëm dhe aftësi për të joshur. Kaq mjaftoi për të futur në kurth vajzat e vogla. Kjo është historia e një 40 – vjeçari shqiptar, pa dokumente, i cili ka përfunduar në burg në Monza të Italisë. Ai akuzohet se ka përdhunuar të paktën 3 vajza. 40 – vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për dhunë seksuale ndaj një vajze në Solaro.

Sipas mediave italiane, ai përdorte rrjetet sociale për të afruar viktimat, i joshte që t’i dërgonin foto intime dhe më pas i kërcënonte, duke i detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale, në mënyrë që të mos i publikonte fotot.

Emri që përdorte në Facebook ishte Emanuele dhe ndryshonte foton e profilit nëse zbulohej. Ishte zbuluar dhe arrestuar në Mars të 2016 -ës për dhunë dhe materiale pedopornografike. Tashmë, hetimet e gjykatës së Monza-s dhe Milanos kanë arritur të identifikojnë edhe 3 raste të tjera. Një vajzë 17 – vjeçare, e cila jetonte në Napoli, është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale të paktën 3 herë. Një tjetër vajzë në Cesano është përdhunuar dy herë, në kohën kur ishte ende minorene. Dhe në fund, një vajzë 21 – vjeçare në Milano, e detyruar gjithashtu që të kryente marrëdhënie seksuale me forcë.

Shqiptari i kërcënonte, i torturonte psikologjikisht dhe në pak kohë i fuste në grackë. Përballë kërcënimit të publikimit të fotove nudo, adoleshentet detyroheshin të bënin siç donte 40 – vjeçari. Mediat italiane shkruajnë më tej se takimet kishin ndodhur në shtëpitë e tyre, përveç një rasti. Në kompjuterin e shqiptarit u gjetën më qindra foto vajzash nudo, e shumë imazhe të viktimave të tij. Gjithçka u zbulua falë një prej vajzave, e cila e tmerruar nga çfarë i kishte ndodhur, ia rrëfeu gjithçka nënës së saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy