Asgjësohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis në Vaun e Dejës

Asgjësohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis në Vaun e Dejës

1030 bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në fshatin Sumë në njësinë adminstrative Pult dhe në territorin e fshatit Vjerdhë në Vaun e Dejës.

Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të fazës së katërt të operacionit “Alpe të Pastra”, u angazhuan 90 forca policore dhe 6 dronë.

Njoftimi i policisë: Operacioni “Alpe të pastra”

Vau i Dejës/Përfundon faza e katërt e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh, nga strukturat operacionale të DVP Shkodër dhe të komisariateve të Policisë Shkodër dhe Vau i Dejës.

Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 90 forca policore dhe 6 dronë. Nga kontrollet u gjetën dhe u asgjësuan në total 1030 bimë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Shkodër dhe Vau i Dejës, gjatë 2 ditëve të fundit, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e katërt të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 830 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Sumë, njësia adminstrative Pult.

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan edhe 200 bimë narkotike cannabis sativa të tjera, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Vjerdhë, Vau i Dejës.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë banorët e zonave malore të qarkut dhe për të gjithë fermerët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, çdo indicie që mund të kenë për këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy